November 21, 2024

Ëndërr , cfar më prure – (Ah , moj ëndrre natës, që më vjen në gjumë.Me flokët e vashës, sikur pleksem unë)

Ëndërr , cfar më prure …..

Ah , moj ëndrre natës
Që më vjen në gjumë
Me flokët e vashës
Sikur pleksem unë.

Më vjen , si një hije
Kur më ka zënë gjumi
Gushë bardhën bie
Si një pëndë pëllumbi.

I verdhojnë stolitë
Vajzës që më prure
Atë unë një ditë
E pashë pëmbi lule.

E pashē si njē flutur
Kohë për fjal nuk patëm
Ëndërr moj e bukur
Ti ma prure natën.

Dashuri e ëmbël
Lezet mbi lezete
Lundronim në ëndërr
Si në shtatë dete.

Ëndërr moj më shpure
Në ato lëndina
Me vajzën që prure
Si vetë trendelina.

Bashkë ja mernim këngës
Loznim edhe rrinim
Nën dritën e hënës
Sikur të dy flinim.

Flladi na freskonte
Kur vinte nga maja
Ajo më mbulonte
Me flokët e saja.

Kokën e mbështesnim
Vec ëndrra e di
Sikur njëri tjetrin
Ne mbanim në gji.

Nga gjumi u ngrita
Ëndërr , cfar më prure
Por kur zbardhi dita
Lulja ish mbi lule.

…. Adem Nuhaj ….

Shpërndaje në facebook: