Për ty gjumi, nuk më zinte – (Akoma dielli pa dalë, Hëna akoma s’kish ikur. Dola te shkëmbi i carë, syzezënë , për të pritur.
Për ty gjumi , nuk më zinte …..
Akoma dielli pa dalë
Hëna akoma s’kish ikur
Dola te shkëmbi i carë
Syzezënë , për të pritur.
Kur të vinte lart për shkarpa
Doja që t ‘i shihja sytë
Se gjithmon kur ikte nata
Aty kalonte pērditë.
Ndaj u ngrita pa gëdhirë
Si “kacak ” zura pusinë
Për lulen që kishte mbirë
Dhe ish rritur mbi shkëmbinjë.
Ishte rritur majë shkëmbit
Ku buron nga bleta mjalti
Majë e gjirit , majë e gjëmbit
Dhe si ngjalë i dukej shtati.
Kisha ditë , që po e prisja
Te shtegu ku do të vinte
Se dhe në gjumë kur bija
Për të gjumi , nuk më zinte.
Kur hodha sytë mbi krua
Një rreze te syri erdhi
Për pak syri m’u verbua
Thashë mos ishte rreze dielli.
Këngën kur filloj thëllëza
Aty më shumë hapa sytë
S’ishte as dielli , as hëna
Por rrezet nga syri ytē.
Ajo mugullir mëngjesi
Ndricoj sikur doli dielli
Qeshi syri , buza qeshi
Ajo që prisnin , ju erdhi.
Dhe zogjtë e pyllit u zgjuanë
Nga gjurmët , hapat e tua
Këngën e tyre kënduanë
Ti u mbështete te mua.
Sy dhe vetull , c’far të shihja
Trëndafil buzët e njoma
Thashë mos kish celur qershia
Pylli u mbushë me aroma.
Edhe zëmra u gëzua
Tani që të kishte pranë
Kur të thashë , më the të dua
Dhe gurët sa nuk u canë.
….. Adem Nuhaj ….