November 21, 2024

Ethet e gushtit m’i pruri – Një ditë po dridhja duhanë, ulur në një hije lisi. O bobo sytë c’më panë, një vajzë më sakëlldisi.

Ethet e gushtit m’i pruri ….

Një ditë po dridhja duhanë
Ulur në një hije lisi
O bobo sytë c’më panë
Një vajzë më sakëlldisi.

Floku i ndrinte si ari
Derdhur mbi trupin e hollë
Thashë mos ishte zanë mali
Cigarja më mbet në dorë.

Po lozte nëpër livadhe
Gjurmë e saj , sa e lehtë ishte
Si dritë e hënës mbi male
Sa dhe lulet nuk i prishte.

Me fluturat dorë për dore
Vallzonte mbi bar gjithë nure
Bashkë dhe me bletat puntore
Që mblidhnin mjaltin në lule.

Nga dielli lëkurē e saja
Kishte marë ngjyr si gruri
Dhe gjiri i fryr me maja
Zjarri dashurisë mē zuri.

Filloj trupi të më digjej
Sa s’shpërthente , si vullkanë
Si zog zëmra po më hidhej
Kur ajo vinte më pranë.

Ethet e gushtit m’i pruri
Me shikime mē goditi
Si në befasi më zuri
Mē dha puthje , shumë nuk priti.

Dhe pse vapa po shtërngonte
Lartë në brigje , në korie
Buza buzën e freskonte
Me atē mall dashurie.

Erdhi si mjergull në maja
Dhe mua më mori brënda
Nëpër “sinoret”e saja
Të rrija ma kishte ënda.

Kur më dha nishan e ballit
Unë u bëra si i dehur
Tē gjitha lulet e malit
Sikur mbi trup kishte hedhur.

…… Adem Nuhaj ….

Shpërndaje në facebook: