Folen tuajë, këtu e kini – Ikët ikët , muarët dhenë.Si zogu nëpër furtunë.Ikët dhe e latë folenë. Folen që ju ngrohte shumë.
Folen tuajë , këtu e kini ….
Ikët ikët , muarët dhenë
Si zogu nëpër furtunë
Ikët dhe e latë folenë
Folen që ju ngrohnte shumë.
Ikën bilbilat e malit
Dhe këndojn në dhe të huajë
Bashkë me thëllëzat e strallit
Këtu kënga rridhte ujë.
Kush nga mali ,kush nga deti
Kush e kush të ikë i pari
Dhe foleja boshë ju mbeti
Si , kur vjenë grabitqari.
Thëllëza edhe bilbili
Larg folesë ata këndojnë
Loti u pikon nga syri
Kur nga larg folenë shikojnē.
Në mal , kodra edhe fusha
Ata folenë kishin ngritur
Me bar , lule nga gëmusha
Kaluar vilës , e goditur.
Hedhin valle , këndojn këngë
Se zëri kurr nuk u ngjiret
Por për folenë , që kanë lënë
Kënga në grykë u dridhet.
Me vuajtje edhe mundime
Folenë prap juve e ngritët
Atje larg nëpër mërgime
S’erdhët dotë , por shumē pritēt.
Me vilë , zvëndësuatë tëndën
Ju cojē fati nëpër botë
Por , sa kjo ku mësuatë këngën
Nuk ju do dhe s’ju mban ngrohtë.
S’është vec ngrohtësi e tëndës
Te ky vënd ku kini lerë
Por është dhe zëmra e nënës
Që në shpirt të ngroh si diell.
Dritë e diellit sa të jetë
Folenë tuaj këtu e kini
Në cdo kohë ajo ju pretë
Dhe ju thotë mirësetëvini.
Babë e nënë , për ju kanë mall
Dhe bukën e hanë me lotë
Zëmre tyre bëhet mal
Kur e kanë folenë plotë.
Dhe kënga këtu ju shkonë
Në kēto male , lëndina
Ku ujë nga mali buronë
Ku të mbytë trendelina.
….. Adem Nuhaj …