December 3, 2024

Fustani si rrjetë …. – Më shkoje më vije, flutur nën fustane. Sa të hollë e kishie, si rrjetë merimange.

Fustani , si rrjetë ….

Më shkoje më vije
Flutur nën fustane
Sa të hollë e kishie
Si rrjetë merimange.

Gjirin ta tregonte
Fare të zbuluarë
Kushdo , që shikonte
Mbeste i hutuarë.

Fustanin si rrjetë
Flladi lartë ta ngrinte
Kofsha , pishë e drejtë
Njëqindë zjarre ndizte.

Shkove te ujëvara
Në buzë rridhte kënga
Futeshe si ngjala
Lahesh , si thëllëza.

Të shikoj i vrari
Si një lozonjare
Kur t’u lagë fustani
Sikur s’kishie fare.

Mbas lëkurës fare
Nga ujē u ngjitë
Si dielli mbi male
M’i verbove sytë.

C’të kamë bērë moj xhane
Që më provokonë
Me gjithë ato naze
Pse më torturonë.

Brënda në ujëvarë
Me lajka më more
Më prure vërdallë
Mbi ato ” sinore ”

Si , nēpër lëndinë
Më gjezdise mua
Era trendelinë
“Sinoret ” e tua.

Aty përmbi gjinjë
Zbardhonte fustani
Si borë mbi shkëmbinjē
Si brymë janari.

Trupi ytë të digjte
Dhe imi , sa s’plasi
Ujëvara , që rridhte
Nuk e di nga vajti.

Për mua tani
Ti ishie shërimi
Më dhe dashuri
Me lotë gëzimi.

….. Adem Nuhaj …

Shpërndaje në facebook: