Shkonte jelek verdha shkonte…- Unë e shikoja me ëndje.Synë e zi e rrutullonte. Si thëllëza nëpër gërxhe.
Shkonte jelek verdha shkonte….
Shkonte jelek verdha shkonte
Unë e shikoja me ëndje
Synë e zi e rrutullonte
Si thëllëza nēpër gërxhe.
Në kodrat përmbi virua
Shkelte përmbi trendelinë
Flokët si ujvarë në krua
Përmbi supe dhe mbi gjinjë.
Natën si Hëna ndriconte
Bëhesha det i trazuar
Nga gusha që i zbardhonte
Dhe nga gjiri i zbuluar.
Shkelte , nuk i dukej këmba
Sa mbi lule , sa mbi bar
Faqet e kuqe me rrëma
Belë hollë , hedhur lastar.
Mua diell më bëhej dita
Dhe kur moti ish i vrejtur
Nga syri i sajë me cika
E kishë , si ulli i pjekur.
Jelek verdha , salltanete
Kur shikon me sy , se c’thotë
I ziu më bēri për vete
Gjumin më ,s’po e gjëjë dotë.
S’e c’më thoshte syri sajë
Dhe bukuria e shtatit
Aromë si lulet në maj
Si ato lulet e mjaltit.
Shih e shih , e më s’durova
Flakë e zjarr te ty u derdha
Dhe u mbyta në aroma
U deha , sic të deh vera.
Dashuria ndezur prushë
Mjaltë në zëmër më pikonte
Aromë lulesh ajo gushë
Mjalti ish te buza jote.
Dhe Hëna , kur zbardhi natën
Ti re në krahët e mia
Ftohtë edhe gjum nuk patëm
Ngrohnte , loste dashuria.
…. Adem Nuhaj ….