Zëmra e tregonte… – Më vije gjatë vapës. Ku mërzente tufa.Pas vazhdës kërrabës. Ty të binte udha.
Zëmra e tregonte ….
Më vije gjatë vapës
Ku mërzente tufa
Pas vazhdës kërrabës
Ty të binte udha.
Me fustan të hollë
Më vije te tënda
Dhe më bije mollë
Dashuri nga zëmra.
Mbi degēt e pyllit
Bilbilat këndonin
Me këngën e tyre
Ty të shoqëronin.
Vije rrugës pyllit
Lastar , trupi ytë
Me ujē të burimit
Ti më laje sytë.
Te burimi shkallēs
Atje te lajthia
Ku unē laja napēn
Edhe ujë pija.
Nē ato livadhe
Unë ty , të gjezdisja
Me djathē e salc nape
Ty unē të gostisja.
Uleshim mbi trungje
Atje përmbi krua
Buzën time puthje
Unë buzët e tua.
Dhe etja m’u shua
Por jo nga burimi
Nga buzët e tua
Ngjyrë trëndafili.
Një fjalë s’ma thoje
Por e thoshte zëmra
Dashurin tregoje
Me puthjet e ëmbla.
Mall e lotë gëzimi
Mbi faqet e mia
Si ujë burimi
Rridhte dashuria.
Zëmra e tregonte
Sa ish dashuruar
Loti kur pikonte
Nga syri i shkruar.
….. Adem Nuhaj …