Kudo, ty të gjëje – Sorkadhe mbi krua.Moj gërsheta dredhur. Te buzët e tua. Hoje mjalti derdhur.
Kudo , ty të gjëje ….
Sorkadhe mbi krua
Moj gërsheta dredhur
Te buzët e tua
Hoje mjalti derdhur.
Shkoje nëpër lugje
Shkoje shteg më shteg
Dy faqet e kuqe
Si molla nē degë.
Nē lēndina lozje
Moj qerpikja gjēmb
I bëje xheloze
Sorkadhet mbi shkēmb.
Kudo , ty tē gjëje
Të dëgjohej kënga
Xheloze i bëje
Dhe ato thëllëza.
Si perri mē ishe
Rritur me pekule
Xhelozia zinte
Dhe malin me lule.
Me syrin e bukur
Që rri nēnë vetull
Në dhe më ke futur
Shpirtin ma ke tretur.
Këmba kur të shkelte
Mbi gurët e strallit
Lulet përkëdhelte
Fundi i fustanit.
Disa bulza djerse
Pērmbi ball tē dilnin
Binin si pikë vese
Barin e vadisnin.
Të binin nga balli
Dhe mbi gjoks të shkonin
Aty , ujvarë mali
Ato e formonin.
Aty do afrohem
Se po digjem zjarr
Do vijë , do freskohem
Në atë ujvarē.
Do vijë të puthë sytë
Dhe buzët me flakë
Dhe gērsheti ytë
Të më bëhet lakë.
Të më bëhet lakë
Edhe të më mbytë
Vdekjen e kam hakë
Nga gërsheti ytë.
….. Adem Nuhaj ….