C’të bëjë unë i mjeri – Sa bukur moj vashë. Flokët përmbi supe.Të erdha avashë. Ti më ikje tutje.
C’të bëjë unë i mjeri …..
Sa bukur moj vashë
Flokët përmbi supe
Të erdha avashë
Ti më ikje tutje.
Më lërë të ti prekë
Si ti preka die
Dhe ti bëjë gërshetë
Këtu nēnē hije.
Mos u trëmb nga mua
Dhe mos u largo
Die poshtë në krua
Më the , që më do.
Nga fjala e ëmbël
Që ti vetë më the
Gjithë natën në ëndērr
Të pashë dhe më pe.
Me fjalēn “të dua ”
Që tha goja jote
Më gëzove mua
Marazet m’i hoqe.
Ndaj dola me natë
Dhe rrugën ta preva
Mos më mba inatë
Se pēr ty unë erdha.
Më pruri sevdaja
Për bukurin tënnde
Kur bredhē nëpēr pllaja
Ndrisin ato vënde.
C’të bëjë unē i mjeri
C’qënka kjo sevdaja
Me ngjyra ylberi
Më duket dynjaja.
Kur të zë , të “vdes”
Dhe ethet të zënë
Por të jep shpresë
Dhe të mban në këmbē.
Kjo është dashuria
Kur buron nga zëmra
Dhe vetë perëndia
Do ta kishte ënda.
Si njē zjarr i ndezur
Në shpirt sec të ngronë
Mjaltē në hoje derdhur
Xhanin ta shëronë.
…… Adem Nuhaj …..