O zot, ku të gjeta – Këmbë e kok fustani. Me ngjyrë të kuqe. Dukesh lule mali. Dukesh lule fushe.
O zot , ku të gjeta ….
Këmbë e kok fustani
Me ngjyrë të kuqe
Dukesh lule mali
Dukesh lule fushe.
Flakë zjarri ishte
Fustani flet -fletë
Por trupi ytë kishte
Zjarrin e vërtetë.
Si kumbull e pjekur
Në gusht përvëluar
Si gëlqere djegur
Kur është e pashuar.
Si vesa mbi bar
Ajo djersë e ballit
Ndrin si qelibar
Nga vapë e beharit.
Ajo buzë e kuqe
Trëndafil i celur
Si zjarri në furre
Faqet të janë ndezur.
Si perndimi diellit
Ndricon faqe malit
Edhe lulet celin
Nga ngjyrë e fustanit.
Më shkoje gjithë nure
Lehtë ma hidhje gjurmën
Fluturat mbi lule
Ty të hapnin udhën.
Sorkadhet mbi shkëmb
Këcimin ndalonin
Qëndronin në vënd
Dhe ty të shikonin.
Borë dhe akuj shkrije
Me ngjyrë të fustanit
Beharin e bije
Në mes të janarit.
Bukurin që kishe
Zjarr , që përvëlonte
Si qiri e shkrije
Kushdo , që shikonte.
Dhe unë kur të pashë
Si qiri u treta
Nga më dole thashë
O zot , ku të gjeta.
Mu verbuan sytë
Këmba tutje s’shkonte
Nga fustani ytë
Që të flakëronte.
…… Adem Nuhaj ….