November 21, 2024

Si zanë më vije – Atje lartë te tënda. Bashkë rrinim në hije. Sa na shkonte kënga.

Si zanë më vije

Si zanë më vije
Atje lartë te tënda
Bashkë rrinim në hije
Sa na shkonte kënga.

Vije në mes vapës
Në vapën e gushtit
Djathë haje prej napës
Dhe ajkën e qumështit.

Vije moj labike
Si një pëllumbeshë
Të prisja moj mike
Si një mbretëreshë.

Gjithë lulet e malit
Unë për ty i mblidhja
Dhe te derë e stanit
Përmbi kokē t’i hidhja.

Te stani kur vije
Si një lule maj
Si me turp më rrije
Si e zenë në faj.

Lulet që kanë skutat
Te ty unë i gjeta
Dhe të gjitha frutat
Që i bie vjeshta.

Sytë ngulnin shigjeta
Buzët puthje falnin
Sikur aty bleta
Kishte hedhur mjaltin.

Gjiri bashkë me gjirin
Gjithë vapës te tënda
Dhe syri me syrin
Si ylli te Hēna.

Aroma e gushës
Mē shumë ndiste zjarrin
Si plumbi i pushkēs
Kur godet strrallin.

Dhe flladi i malit
S’na bënte derman
Përvec se nishanit
Që ish nën fustan.

Përvec gjirit tënd
Si djathi i napēs
Që derman të bën
Dhe në pikë të vapës.

Zëmre dashuruar
Te të tuat faqe
Shpirti përvëluar
Vec te ty gjen paqe.

…….. Adem Nuhaj ……

Shpërndaje në facebook: