Shkon dhe vjen, si zogëz mali. Në ato sheshe tërfili. Me shamin lidhur te balli. Larë sytë me ujë burimi.
Shkon dhe vjen , si zogëz mali…
Shkon dhe vjen , si zogëz mali
Në ato sheshe tërfili
Me shamin lidhur te balli
Larë sytë me ujë burimi.
Cuditem , sa shpejt u rrite
Moj e bukura sorkadhe
Para një viti , kur ike
Mu duke e vogël fare.
E shoh , të kan mbajtur mirë
Me lajthi e thelpinjë arre
Me djathë e me mjaltë të ngrirë
Ndaj shkrinë akuj dhe ndez zjarre.
Faqet si moll të shkëlqejnë
Dhe syri kokërr ulliri
Rrezet e diellit i thyejnë
Të gjithë i shkrin , si qiriri.
Shume vënde kamë bredhur
Më të mirë se ty nuk ka
Si perri trupi i derdhur
Gjoksi hedhur marshalla.
Si kunadhja mbi dëborë
Përmbi bar gjurmët e tua
Qerpik hollë vetull kurorë
Flokë gjata gjer në thua.
Kur i shkel ti ato vënde
Fustan hollë , lule lofate
I mbushë me aromën tënde
Sikur celin manushaqe.
Dhe këngën kur e këndon
Bashkë me zërin e bilbilit
Buza sikur mjaltë buron
Mbledhur nga lulet e blirit.
Prit e prit , e më s’durova
Zjarri ndezi kraharor
Një tufë lule mali mblodha
Mbi kokë ti bëra kuror.
Brënda nesh u ndez shkëndija
Kur të erdha te foleja
Shpërtheu malli , dashuria
Porsi shkëmbi nga rrufeja.
…. Adem Nuhaj ….