November 21, 2024

Të keqen, moj mike – Gjunjët s’po më mbajnë. Zëmra po më dridhet. Kur shoh nën fustan. Gjoksin tënd kur hidhet.

Të keqen , moj mike …..

Gjunjët s’po më mbajnë
Zëmra po më dridhet
Kur shoh nën fustan
Gjoksin tënd kur hidhet.

Po më dridhet trupi
S’po rri dot i qetë
Ty gjoksi nga dufti
Sa nuk të pëlcet.

Është mbushur e hedhur
Si një mal i lartë
Mos aty janë derdhur
Shumë hoje me mjaltë.

Si guri mbi krua
Fryrë si qumështi kur valon
Sa këmbët e tua
Dotë nuk i shikon.

Dhe fustani ytë
Dotë nuk e mbulon
Sa herë që hedh sytë
Më shumë të zbardhon.

C’të të bej i mjeri
C’të të bej i ziu
Nga ty zjarri erdhi
Si qiri më shkriu.

E bukur moj zanē
Ti , që shkrin dëborën
Gjunjët s’po më mbajnë
Hajde më jep dorën.

Trupi po më digjet
Nuk po gjëj dotë gurrën
Mos e lërë të piqet
Hajde mē njom buzën.

Më erdhi freskia
Sikur rashë në krua
Te buzët e mia
Pashë buzët e tua.

Të keqen , moj mike
Moj pjeshka e pjekur
Bëre mirë që s’ike
Se do isha djegur.

Ti zjarrin e shove
Që e ndeze vetë
Te mua lundroje
Si vala mbi det.

….. Adem Nuhaj ….

Shpërndaje në facebook: