Dëbor përmbi mal – Përmbi trendelin. I derdhur fustani . Ishe ulur tin. Si mjergull nga mali.
Dëbor përmbi mal …..
Përmbi trendelin
I derdhur fustani
Ishe ulur tin
Si mjergull nga mali.
Fluturat vërdall
Rreth e rrotull vinin
Mbi flokë dhe fustan
Si dëbor të binin.
Nga rrezet e diellit
Pasqyr faqa jote
Ngjyrat e ylberit
Mbi bar i formonte.
Si vesë e kulluar
Mbi lulet e malit
Si një gur i cmuar
Në mes oqeanit.
Këmbën kur e hidhje
Si pënd e palloit
Mbi lëndin më ikje
Si në majë të thoit.
Buza zjarr e ndezur
Si me mjaltë e lyer
Dhe gjoksi i hedhur
Vullkan pa shpërthyer.
Dhe floku të binte
Sj ujvar mbi sup
Nga ngjyra që kishte
Ngjyer në ar mu duk.
Vetullat biskonjë
Si hënë porsa rihur
Syrin ta mbulon
Qerpiku skalitur.
Në gush plotë stolira
Vinin afër gjirit
Si ylber në brinja
Si lulet e prillit.
Si vello e bardhë
Fustani mbi lule
Dëbor përmbi mal
Kur mbi bar u ule.
….. Adem Nuhaj ….