Të kapa, si kapet ftuja – Fustan holla, pika,pika. Të pashë kur shkoje në krua. Te shtegu dhive të prita. Të më lagie , buzën mua.
Të kapa , si kapet ftuja ……
Fustan holla , pika , pika
Të pashë kur shkoje në krua
Te shtegu dhive të prita
Të më lagie , buzën mua.
Të prita në pik të vapës
Aty ku të binte udha
Dhe me grepin e kërrabës
Të kapa , si kapet ftuja.
Aty në rrugën e ngusht
Aty ta zura pusin
Ku kishte hije dhe dushk
Dhe lule nëpër lëndin.
Tu derdhë loti kur të kapa
Moj faqe ndezur në flak
Floku tu pleks nēpër shkarpa
Re , si kunadhja në lak.
Më the të është djegur buza
Mere bucelën dhe lage
Por unë re , gjë tjetër vura
Kishe të tjera mereqe.
Të pash syrin , si shikonte
Si ajo lulja e celur
Kishe frikë , se s’do duronte
Nga dashuria e ndezur..
Mos ki frikë , moj e uruar
Nga dashuria që kemi
Se zëmrat janë dashuruar
S’kanë lënë fjal , për ne të themi.
Se shikon , që më zunë ethet
Kur kam unë , të zënë dhe ty
Si vesë , kur bie mbi gjethet
Pikoi lotin ai sy.
Pikoi si vesa e natës
Dhe ra mbi buzet e mia
Më freskoi në pik të vapës
Si burimi te korija.
Si shkëmbi në vënd më ngule
Dhe ethet më shumë mi fute
Kur , si një flutur mbi lule
Me buzën tënde më puthe.
Dhe syri shikonte syn
Her të mbyllur , her të hapur
S’e fshehnte dot dashurin
Puna tani kishte vajtur..
…. Adem Nuhaj ….