Brodha nëpër gjurma – Përmbi trendelin. Gjurmën tënde gjeta. Edhe mbi shkëmbinjë. Ku punonte bleta.
Brodha nëpër gjurma
Përmbi trendelin
Gjurmën tënde gjeta
Edhe mbi shkëmbinjë
Ku punonte bleta.
Vajta te përroi
Atje posht në krua
Prap atje shikoi
Unë gjurmët e tua.
Ngado që unë bredh
Nëpër këto vënde
Sytë nga do që hedh
Shikoj gjurmën tënde.
Moj vajza bardhule
Ngado paske bredhur
Dhe lule më lule
Këmba jote shkelur.
Brodha nëpër gjurma
Nga bleta kulloste
Ku më nxori udha
Te foleja jote.
Të pash gjithë nur
Te rrëza në hije
Sorkadhe mbi gur
Ti atje po rrije.
Ikja si më gjëmba
Mbi gurët e thatë
Mos më shkiste këmba
Dhe më ikje prapë.
Me cepin e syrit
Një shikim ma dhe
Lule vije gjirit
Bëre sikur s’pe.
Tu afrova pran
Si ylli te Hëna
Dhe preka fustan
Pash , se c’kishte brënda.
Faqet morën flakë
Si stralli nga dielli
Kur të preka pakë
Te gjoksi , te beli.
Atje përmbi krua
Të ulur mbi gjethe
Kokën ti te mua
Mbi gjoks e mbështete.
Ai zjarri ytë
Që u ndez me mall
Mua nat dhe ditë
Do më mbajë gjall.
…… Adem Nuhaj …..