S’pata faj unë – Në ëndërr më erdhe. Dhe gjumin ma prishe. Mbi mua u derdhe. Me egërsi bishe.
S’pata faj unë …..
Në ëndërr më erdhe
Dhe gjumin ma prishe
Mbi mua u derdhe
Me egërsi bishe.
Të puthja , më puthje
Me zjarr dashurie
Në ëndërr mu fute
Si një zanë , si hije.
Si mjergull e bardhë
Më mbulove mua
Si deti me dallgë
Gjiri mu afrua.
Sa një det i thellë
Si një lum i gjatë
Lutesha me zellë
Të ish ajo natë.
O moj natë e ndritur
Që të ndricon Hëna
Kurr mos pac të ikur
Që mos të ik ëndrra.
S’doja të mbaronte
Ëndrra që më erdhi
Mall që dashuronte
Mbi mua e derdhi.
Ëndrra këtë natë
Te mua të pruri
Dhe buzët me mjaltë
Mbi mua ti vuri.
Moj kumbull e pjekur
Moj flokë trendelinë
Po unē natën tjetër
Do ta gjej shtëpinë.
Ti them asajë Hëne
Ku eshtë shpiza jote
Se bukurinë tënde
Ajo e ka shoqe.
Rugën unë e mora
Nga më thoshte Hëna
Dhe mallin e nxora
Kur të erdha brënda.
S’pata faj unë
Dhe s’pati as Hëna
Të gjithë këtë punë
Na e hapi ëndrra.
…… Adem Nuhaj ……