Malli për vëndlindjen – Për vëndlindje time. Malli më ka marë. Me eshkë dhe gur strall.i Të ndez një cigar.
Malli për vëndlindjen ……
Për vëndlindje time
Malli më ka marë
Me eshkë dhe gur stralli
Të ndez një cigar.
Të dalë nëpër gërxhe
Dhe të shikoj stanin
Një këngë thëllëze
Të më shëroi xhanin.
Të vete nga pylli
Andej ku ka pënja
Ku këndon bilbili
Ku këndon mullënja.
Të shikoi kur cel
Ajo lule blirit
Shpirti të më ndjej
Aromën e pyllit.
Të shikoj kopenë
Në ato lëndina
Dhe cjeptë kur mërzejnë
U dëgjohet zilja.
Do të lajë sytë
Me një ujë burimi
Era të më mbyt
Kur të cel tërfili.
Do shkoj nëpër gjëmba
Në male , në kodër
Nga më ikte këmba
Kur isha i vogël.
Të shkel përmbi bar
Të vesuar nga nata
Dhe të ndez një zjarr
Atje prap te vatra.
Dua pak të shkoi
Atje lart te tënda
Të rri , të mendoi
Kur thërriste nëna.
Se malli pēr nënën
Kurr nuk ka të tretur
Ai zë i ëmbël
Në mëndje ka mbetur.
Për vëndlindjen time
Syri lot pikon
Atje ka kujtime
Si ujët që buron.
Si retë e tërbuara
Që lëshojnë rrufenë
Ëndrrat e malluara
Atje sec më shpienë.
….. Adem Nuhaj …..