November 21, 2024

Vrasje dashurie – C’pate mike, c’pate. Më le të vetmuar. Pse shkëmbyem dy llafe. Për tu dashuruarë.

Ndodh edhe keshtu.!!!!!!!

Vrasje dashurie ……..

C’pate mike , c’pate
Më le të vetmuar
Pse shkëmbyem dy llafe
Për tu dashuruarë.

Pse shkëmbyem bashkë
Dy fjalë të ëmbla
Ato unë ti thash
Se mi thoshte zëmra.

Vetë i kërkove
Ato fjalë nga mua
Pastaj u zëmrove
Kur të thash të dua.

Ike dhe u zhduke
Pa thën asnjë fjal
Më dhe vec një puthje
Që do më mbaj gjall.

Si erë u largove
Dhe ike shumë larg
Zëmrën ma lëndove
Dhe e le me plag.

Bota janë prerë
Dhe janë pajtuarë
Ne dy fjalë shkëmbyer
Mbetëm të zëmëruarë.

Ti vije si dallgë
Si fllad në korie
Tani bëre plagë
Një plag dashurie.

Kur më cove llafe
Se më nuk do vije
Kjo ishte një vrasje
Vrasje dashurie.

Më ka ikur zëri
Më ka ikur gjumi
Kjo vrasje më dhëmbi
Më shumë ,,se sa plumbi.

…… Adem Nuhaj ….

Shpërndaje në facebook: