November 21, 2024

Shpirti yt i gjerë – Ajo dritë e syrit. Dhe gjiri pranë zëmrës. Si drita e yllit. Si drita e Hënës.

Shpirti yt i gjerë …..

Ajo dritë e syrit
Dhe gjiri pranë zëmrës
Si drita e yllit
Si drita e Hënës.

Shpirti yt i gjerë
Si deti me valë
C’lumturi më sjellë
Zëmrën ma bën mal.

Loti yt i mallit
Si breshër mbi faqe
Kur ti e derdh malit
Celin manushaqe.

Ai loti ytë
Është lot gëzimi
Kur buron nga sytë
Si ujë burimi.

Mbi bar në bregore
Këmbën leh’t e hedh
Si bleta puntore
Kur mbi lule bredh.

Me fustan të veshur
Më dukesh vitore
Sikur më ke hedhur
Lule , flokë dëbore.

Si një lule mbirë
Kur të pash me sy
Si akull i ngrirë
Mbetëm ne të dy.

Zëmra po më dridhej
Ethet po më zinin
Zjarri po na ndizej
Akullin ta shkrinim.

Dhe lulet u celën
Rrotull në lëndin
Bilbilat e ndezën
Këngën melodin.

Ndritën rreze dielli
Vëndi u bë shpuzë
Kur nga ty më erdhi
Një puthje në buzë.

Dashurin e ndjeva
Kur ti ma dhurove
Dhe puthjen ta ktheva
Ashtu si e doje.

….. Adem Nuhaj ….

Shpërndaje në facebook: