November 21, 2024

Thëllëzë , e malit të Gjerë – Moj syshkruara pikaloshe. Dil moj dil , të shoh njëherë. Me atë këngë , c’po më thoshje.

Thëllëzë , e malit të Gjerë …..

Thēllēzë , e malit të Gjerë
Moj syshkruara pikaloshe
Dil moj dil , të shoh njëherë
Me atë këngë , c’po më thoshje.

Këngën tënde e dëgjoja
Nëpër gërxhe , nëpër rrëza
Këngë të ëmbla nxirte goja
I ndjente shpirti dhe zëmra.

Me këngën që ti këndonë
Nëpër gërxhe , nëpër shkrepa
Shpirtin tim ti e shëronë
Dhe me sy , më ngul shigjeta.

Zëri yt , si qelibar
E dëgjoj në vapë të Gushtit
Se je rritur , e ke larë
Në burimet e Cajupit.

Këngën tënde , ma do xhani
Atë këngē me zë të pastër
Se je rritur lart te stralli
Në malet , mbi Gjirokastër.

Kënga jote , nuk shteronë
Por buron , si ujë në krua
Ndaj me mall zëmra dëgjonë
Një nga një , këngët e tua.

Kur moti fillon të nxihet
Dhe mjergulla bie mbi mal
Kënga jote më shumë ndihet
Më duket , dielli ka dal.

Thëllëzë , e malit të Gjerë
Ajo këngë më ben për vete
Si në dimër dhe në Verë
Më shëron dhe s’më lë derte.

Si burimet nēpēr male
Për ty buron dashuria
Thëllëzë rritur nëpër zalle
Në këto vëndet e mia.

…. Adem Nuhaj ….

Shpërndaje në facebook: