November 21, 2024

Vargje dedikuar poetit të madh të Rilindjes Kombëtare, Naim Frasheri

Vargje detikuar poetit te madh te Rilindjes Kombtare.. Naim Frasheri ….

Frashëri , fshat me tradita
Rri krenar përmbi Përmet
Ka nxjer burra nga Rilindja
Naim , bilbilin poet.

Si bilbilat nëpēr pemë
Ligjërojn vargjet e tija
Si te e famshmja poemë
” Bagëti e Bujqësia ”

Dorë e tij ,kur kapte penën
Sikur kish kapur dyfen ( dyfekun )
Kur e qendiste poemën
Me vargje , për mëmëdhen.

Kur vargun e ligjëronë
Të kënaq , të shëron zëmrën
Me aq mall , kur i kēndonë
Për vatanin dhe per nënën.

Ato vjersha , që ke shkruar
Si fanar për neve ndrijnë
Si për brezat që kanë shkuar
Dhe për brezat , që do vijnë.

O Naim , poet i shquar
Si flori , të ndrinte pena
Ndaj mbetesh i lartësuar
Si kalatē me bedena.

Shkrove vargje , shkrove vjersha
U trete pēr Shqipërinë
Vargu yt si mjalt nga bleta
Loti mallit lagte syn.

Ti mbetesh për kombin tënd
Një thesar vjershëtori
Qëndron si malet e rëndë
Si Korabi dhe Tomorri.

… Adem Nuhaj ..

Shpërndaje në facebook: