November 21, 2024

Zëmra, kuptoj zëmrën – Dēgjoj culën tënde. Dhe ato këmborë. Te lisat me lënde. Që janë si kurorë.

Zëmra , kuptoj zëmrën ……

Dēgjoj culën tënde
Dhe ato këmborë
Te lisat me lënde
Që janë si kurorë.

Për ty un i bie
Kësaj cul dyjare
Tinguj dashurie
Të dërgoj moj xhane.

Sa bukur këndon
Ti me tinguj cule
Rruga më kalon
E mbushur me lule.

Kur shkon monopatit
Si flutur mbi fletë
Kjo kënga e mjaltit
Del nga shpirti vetë.

Zjarr ma ndeze gjinë
Me këngët e tua
Bashke me melodinë
Që burojn si krua.

Dhe ti moj bandille
Ma shtove sevdan
Kur shkoje dhe vije
Vec me një fustan.

Më co në një krua
Që të lag pak buzën
Se këngët e tua
Mbi trup hodhën shpuzën.

Burimi i ftohtë
Është te lajthia
Zēmra lage…thot
Te buzët e mia.

Kështu po më thot
Dhe kjo zëmra ime
Zjarrn se shuajnë dot
Dhe njëmije burime.

Zëmra , kuptoj zëmrën
Por se thoshte dot
Ndaj të nisa këngën
Se kënga e thot.

… Adem Nuhaj …

Shpërndaje në facebook: