Moj kunadhja ,e pa rritur – Moj flokë verdha, fije ari. Kush të paska verselitur. Si një yll ,margaritari.
Moj kunadhja ,e pa rritur
Moj kunadhja ,e pa rritur
Moj flokë verdha ,fije ari
Kush të paska verselitur
Si një yll ,margaritari.
Bredh e loz nëpër livadhe
Dhe nëpër lisat e gjatë
Kunadhe moj lozonjare
Do mundohem ,të të kapë.
Kur Hëna të dal mbi mal
Yjet mbi lëndin të bienë
Do të ngjitem lart në stralle
Do vij ,do të gjej folenë.
I shikoj gjjrmët e tua
Përmbi barin e vesuar
Do të pres ,kur vjen në krua
Ata sy për ti freskuar.
Atje do ta zë pusinë
Te burimi , rrëz lajthisë
Do të puth gushë dhe syn
Me zjarrin e dashurisë.
Moj e bukura , kunadhe
Moj lulja e atij mali
Do të pres te arrë e madhe
Të shuhet malli nga malli.
Do vij në folezën tënde
Këmbë zbathur nëpër gur
Përmbi gjethe , përmbi lënde
Do të vij udh e pa udhë
Të pash me cepin e syrit
Si ëngjëll po flije ti
Drite e Hënës , drit e Yllit
Mi verbojë , syt e mi.
U afrova dal nga dal
Aty afër shtratit tënd
Dua të të puth me mall
Por kamë frik , se mos të trëmb.
Zoti deshi , mē ndihmoj
E pashë , që isha me fat
Se nga gjumi , ty të zgjoj
Nuk harrohet ajo natë.
… Adem Nuhaj …