Syri yt ,më fletë – Syri yt i bukur. Më mer si një det.Buza një të puthur. Nga mua e pretë.
Syri yt ,më fletë ….
Syri yt i bukur
Më mer si një det
Buza një të puthur
Nga mua e pretë.
Ajo buzë e zjarrt
Një puthje e pretë
Se po buron mjalt
Dashuri e shkretë.
Po cel dashuria
Si lulja në mal
Te mua ,te tya
Si një det me valë.
Të dy po na djegë
Ajo dashuri
E thot ajo ndjenjë
E thon ata sy.
Syri yt më fletë
Kur shikon i heshtur
Dicka nga un pretë
Ndoshta një të prekur.
Dhe trupi si ngjalë
Sa mir është goditur
Dukesh si ujvarë
Me flokun ujdisur.
Moj lulja e diellit
Vall ku qënke rritur
Ngjyrat e ylberit
Mbi ty paskan zbritur.
Mos vall nē bregdet
Në mal ,a në kodër
Apo lart ne bjeshkë
A mos vall në Shkodër.
Të gjith bukurinë
Ti e paske marë
Ndaj dhe dashurinë
Ti e ndeze zjarr.
Kur të pash ty syn
Trupin kur ta pashë
Zjarr ma ndeze gjin
Brënda tij ,un rashë.
Valë e dashurisë
Si mbi det na mori
Mojë lule malsisë
Malli ,mallin nxori.
… Adem Nuhaj …