November 21, 2024

Forcë të madhe , kish në zëmër – Në Hekal të Mallakastrës.Lind një vajzë , një lule mali. Me shpirt dhe zëmër të pastër. Synë me cika , si vetë strralli.

Pershendetje miqte e mi..keto vargje ja kushtoj nje mikes time nga Hekali – Mallakaster …Enkelejda Alimerkaj …

….Forcë të madhe , kish në zëmër …..

Në Hekal të Mallakastrës
Lind një vajzë , një lule mali
Me shpirt dhe zëmër të pastër
Synë me cika , si vetë strralli.

E rritur me shumē mundime
Forcë të madhe kish në zemër
Filloj nëpër emigrime
Me qëllim , të bënte emēr.

Si vajzë shqiptare , që ishte
Kish guxim , vendosmëri
Bashkē me familjen fisnike
Shtegëtoj në cdo kufi.

U bë si lule pranvere
Kur ish në moshën e vellos
Dhe u bë një top -modele
Në tokat e Mikeliangelos.

Por s’u bë vec top -modele
Vajzë e bukur shqipëtare
Punon dhe si infermiere
Me zëmër humanitare.

Kjo vajzë , si një lule mali
Është gjithë bukuria
Mëndjen e ka te Hekali
Dhe zëmrën te Shqipëria.

Syri lotë i pikonë
Për c’ka mbrapa , që ka lënë
Për traditat dhe zakonë
Për fjalën e ëmbël , nënë.

…Adem Nuhaj ….

Shpërndaje në facebook: