November 21, 2024

Lulja e Vermoshit – Ke mbire ne nje shkemb. Ne Bjeshke mbi Vermosh. Nuri trupit tend. Sa here ta shikosh.

Lulja e Vermoshit …..

Ke mbire ne nje shkemb
Ne Bjeshke mbi Vermosh
Nuri trupit tend
Sa here ta shikosh.

Ndrine neper male
Si rrezet e Diellit
Ne Malsine e Madhe
Si Nore e Kelmendit.

Te shikoje me endje
Te shikoje me mall
Per bukurine tende
Po digjem ne zjarr.

Ke pire uje Bjeshke
Ne ato ngushtica
Ke shkelur mbi gjethe
Dhe mbi boronica.

Te ka bere zoti
Tamam Zane mali
Moje lule Vermoshi
E mbire te Mojani.

Si bora ne male
E ke ate gushe
Ke mbire ne Tamare
Rritur ne Lepushe.

Ti ndricone si Hene
Ne mal Taraboshit
Gjurem ti ke lene
Dhe ne Han te Hotit.

Brodha neper Bjeshka
Me kenge dhe me Loder
Te erdha te gjeta
Aty poshte ne Shkoder.

Aty ti ndricoje
Si Dielli mbi dete
Gjithe nurin qe doje
Kishe mare me vete.

… Adem Nuhaj …

.

Shpërndaje në facebook: