Dot nuk te dalloje – Kur ti ja mere kenges. Dot nuk te dalloje. Nga zeri thellezes. Kur kendone te kroi.
Dot nuk te dalloje …..
Kur ti ja mere kenges
Dot nuk te dalloje
Nga zeri thellezes
Kur kendone te kroi.
Dhe kur del ne valle
Mos je Zane mali
Apo je sorkadhe
Apo Nuse Lali.
Fustani zhapone
Sa bukur te rrika
Mos je vall kaprolle
A neperke me pika.
Po kur te shkel kemba
Aty afer tendes
Vall a mos je Hena
A Ylli prane Henes.
Gjiri yt ardhur si brumi
Ne pike te vapes
Mos eshte ajke qumshti
Apo djath i napes.
Dy faqet e tua
Pak nga Dielli djegur
Mos jane molle a ftua
Apo shege e pjekur.
Floket ngjyre mjalti
Si margaritari
Mos jane preje mendafshi
A preje fije ari.
Hedhur trupi yte
I bukur perri
Mos je Margarite
A mos je Selvi.
Po fjalet e embla
Vall ku i gjete
Qe s’duroje zemra
Dhe e bene per vete.
Ngjyrat e Ylberit
I ka syri yte
Mos vall , dallge e detit
Mua do me mbyte.
Si kuti duhani
Jane buzet e tua
Mos vall , si vullkani
Do me thithin mua ?!!!
… Adem Nuhaj …