November 21, 2024

Kure zjarri, i djeg dy zemra – Sorkadhe malit kure shkone. Te shikoje e s’kam te ngopur. Por syri lotin pikone. Se zemra te eshte plagosur.

Kure zjarri , i djeg dy zemra …..

Sorkadhe malit kure shkone
Te shikoje e s’kam te ngopur
Por syri lotin pikone
Se zemra te eshte plagosur.

Rruges se malit kur shkone
Dhe pi uje neper burime
Syn e zi kure rrutullone
Plagose dhe zemren time.

Loz e bredh neper livadhe
Moje e rritura pekule
Kete zemren pse ma vrave
Si shigjet , shikimin ngule.

Plagosjet qe kemi mare
Ska ilac qe i sherone
S’ka doktore tju beje derman
Vec po qe , se i bashkone.

Kure zjarri , i djeg dy zemra
Malli si krua burone
Semundjen qe kane perbrenda
Vec zemra , zemren sherone.

Kure zbrisje , hipje mbi shkemb
Loti mbi faqe te ndrine
Aty bashke me lotin tend
U bashkua loti im.

U bene , u formuan rrekete
Edhe vendin e vaditen
Dhe pse vendi eshte i sert
Aty dy lule u rriten.

Plagen me , s’po e duroje
Kure me ikje neper lisa
Te shkau kemba , u rrezove
Por ne krah , une te prita.

Dhe plaget , na u sheruane
Iku loti , syte qeshen
Dhe zemrat na u gezuane
Se moren ate qe deshen.

… Adem Nuhaj …

Shpërndaje në facebook: