C’bëre mojë, c’më bëre – Nga vapa e Gushtit. Balli yt djersitur. Si kokrra e rrushit. Syri yt i ndritur.
C’bere moje, c’me bere
Nga vapa e Gushtit
Balli yt djersitur
Si kokrra e rrushit
Syri yt i ndritur.
Ai syri bukur
Qe rri nen qerpik
Heshtur , duke lutur
Me thot , mos me ik.
Ti moje buze burbuqe
Kur te pashe ne shteg
Faqet flake te kuqe
Si molla ne dege.
Ndrinte faqja jote
Si Hena mbas nate
Yll i kesaje bote
Moje kumbull vlonjate.
Gershetat ujdisur
Si kallinje gruri
Sa shume i ke rritur
Sa te bien te gjuri.
Kur shkel ato vende
Si flutur mbi gjethe
Me bukurine tende
Me bere per vete.
Ndeze dashurine
Te mua i mjeri
Leshove shkendine
Si stralli nga Dielli.
C’bere moje , c’me bere
Moje te marte lumi
Per bukurine tende
Nuk po me ze gjumi.
Ne enderr me vjene
Si nje lule pjeshke
Dhe buzet mi lyen
Si me mjalt blete.
Me del syri ytë
Si nje rreze Dielli
Po kur unë hap syte
S’te shoh dote i mjeri.
Gjumi me ka ikur
Me gjum nuk po beje
Do vije ne te ngrysur
Te ty do ta gjeje.
… Adem Nuhaj …