November 21, 2024

C’ma shtoi sevdanë – Bukuria jote. Njgjyrat e ylberit. Zjarri asaje moshe. Rrufe ne mes Diellit.

C’ma shtoi sevdane ….

Bukuria jote
Njgjyrat e ylberit
Zjarri asaje moshe
Rrufe ne mes Diellit.

Faqja me nishan
Dhe me syte e zese
Kur me iken prane
Zjarr ne zemer ndez.

Bukuri e trupit
Si selvi ne kembe
Ndaj ethet e Gushtit
Nga ty sec me zene.

Si zog ne debore
Zemra c’po me dridhet
Moje vetulle kurore
Trupi po me digjet.

Kure rrutullone syn
Shigjet si rrufe
Dhe boren e shkrine
Nga zjarri qe ke.

C’paska bere mamaja
Lum c’paska qendisur
Nje vetulle llaja
Si me dore skalitur.

Lum c’paska qendisur
Nje lule Sopoti
Te paska goditur
Si me dore , vet zoti.

Floket ti ka derdhur
Mbi trup si ujvare
Gjoksin ta ka hedhur
Si kodra mbi mal.

C’ma shtoi sevdane
Bukuria jote
Trupi nen fustan
Yll i kesaje bote.

Me beso moje xhan
Me sy sa te pashe
Si ne Oqean
Brenda te ty rashe.

… Adem Nuhaj …

Shpërndaje në facebook: