November 21, 2024

Mos e pusho këngën… – O bilbilit malit. S’po ta dëgjojë këngën. Ilacin e xhanit. Që më shëronë zemrën.

Mos e pusho kengen …..

O bilbilit malit
S’po ta degjoje kengen
Ilacin e xhanit
Qe me sherone zemren.

Moje thelleze e strallit
Jo nuk jam larguare
Eshte durimi mallit
Sa je e duruare.

Po une ta kam thene
Me fjale dhe shikime
Vend te ty ka zene
Dashuria ime.

Doja ta provoja
Ate dashuri
E pashe qe te doja
Sic me do dhe ti.

Mos e pusho kengen
Qe ndez dashurine
Te me sheroshe zemren
Te me ndezesh gjine.

Me s’do ta pushoje
Kengen neper male
Dhe vet e shikoje
U fryta maraze.

O bilbil me krahe
Ti qe ndricone malin
Mos beje me shaka
Mos luaje me me zjarrin.

E pashe qe s’durohet
Ky durimi shkrete
Sa vjene dhe pakesohet
Sa nje dite pelcet.

Jane keto zemra
E imja , e jotja
Qe u pelqen kenga
Se ua kerkone mosha.

Me mallin e zemres
Te ty do te vija
Se neper mes kenges
Lundrone dashuria.

… Adem Nuhaj …

Shpërndaje në facebook: