November 21, 2024

Vula jote, eshte Bylysi – Dale te shohe moje Mallakaster. Neper kodra dhe lugina. Burimet me uje te paster. Livadhet me trendelina.

Vula jote , eshte Bylysi …..

Dale te shohe moje Mallakaster
Neper kodra dhe lugina
Burimet me uje te paster
Livadhet me trendelina.

Dale shikoje vendlindjen time
E bukur , si perendeshe
Si nje nuse plote gezime
Koken lart , si burrereshe.

Jam krenar ne gjithe boten
Qe jam bir nga Mallakastra
Ajo kurre se uli koken
Per te mbrojtur keto vatra.

Dhe kenget kur i kendone
Nga tabani i del kenga
Si bilbil i ligjerone
Sic ja ka mesuare nena.

Neper kodra , neper male
Hedhur rrenje , si rrenje lisi
O moje toka Ilirjane
Vula jote , eshte Bylysi.

Ngopet syri me te pare
Zemra mbushet me gezim
Mallakaster qelibar
E ke shpirtin…bujarine.

Vend i bukur ne c’do fshat
Me lendina dhe me pyje
Goja jote burone mjalt
Nga vajzat dhe djemte si yje.

Mallakaster , o moje zonje
Ne gjak ti mban trimerine
Ke deshmore edhe heronje
Qe dhane jeten per lirine.

Ku gezone shpirti dhe zemra
Ku tundet vendi nga dasma
Aty ku themi…o Nena
Aty eshte , Mallakastra.

… Adem Nuhaj …

Shpërndaje në facebook: