November 21, 2024

Mojë vetullë, e sy kaleshe – Të shikojë kurë zbret te zalli. Me lule mbushur fustani. Moje vetullë , e sy kaleshe. Kurë më pe mua ti qeshe.

Moje vetulle , e sy kaleshe ….

Te shikoje kure zbret te zalli
Me lule mbushur fustani
Moje vetulle , e sy kaleshe
Kure me pe mua ti qeshe.

Naten skam bere gjum fare
Degjoja culen dyjare
Ti i bije lart mbi krua
Dukej qe binte per mua.

C’paska bere , rritur kjo nene
Nje zogez , qe ndrine si Hene
Per ty gjumi s’po me zinte
Ndaj buza , cules i binte.

O coban , o sorkadh mali
Me prite se do vije te stani
Kengen me ty do kendoje
Culen afer ta degjoje.

Fjala jote me sheroje
Me jep jete , kur e degjoje
Vajze e bukur lule mali
Kur te shoh , me gezone xhani.

Do gezojme ne keto male
Me kenge e cule dyjare
Kur te pime uje ne krua
Une do pi me duarte e tua.

Do te jape kokrra lajthie
Plote me zjarr dashurie
Do te mbaje te beje manare
Te te kem , te shuash zjarre.

Sa bukur duket kjo nate
Ulur permbi gune e shark
Sa mire po na vete kenga
Te dy bashke , ketu te tenda.

Stanin ti po e ndricone
Si Hena mbi mal kur shkone
Ndricone si rrezet e Diellit
Se ke ngjyrat e ylberit.

Syri yt , o bilbil mali
Leshone cika si sterralli
Shpirtin dhe zemren ma ngrone
Rrugen naten , ma ndricone.

… Adem Nuhaj …

Shpërndaje në facebook: