Te guri, që mban sekrete – Më zuri rruga një ditë. Andej, kur isha i ri. Te guri më vajtën sytë. Ku më lije , letrat ti.
Te guri , qe mban sekrete
Me zuri rruga nje dite
Andej ; kur isha i ri
Te guri me vajten syte
Ku me lije , letrat ti.
Te guri atje ne brinje
Linim letra dashurie
Kure ishim te dy te rinje
Une te lija , ti me lije.
Shkruare ne letra disa germa
Une per ty e ti per mua
Ishe nje ndjenje e dal nga zemra
Kure thoshim , fjalen te Dua.
O guri me peshe te rende
Sekretin , se ke rrefyere
Se ne vec ne syrin tend
Shume letra kemi shkembyere.
U ula dhe po mendoja
Te guri , qe mban sekrete
Sa me doje , sa te doja
Lundronim , ne shtate dete.
Kujtoje ate bel te holle
Dhe syri me pikoje lot
Nga gjiri me nxirje molle
Nga ai gjiri i ngrohte.
Qeshja jote neper buze
Syri yt , si Diell shkelqente
Trupin ti ma ndizje shpuze
Kisha zjarr dhe kisha ethe.
Duke pare gurin me sy
Humba ne ato kujtime
Mu duk sikur ishe ti
Te mblodha me perqafime.
Rreth gurit , lule jane rritur
Dhe gjithmone qendrojne celur
Loti yt i ka vaditur
Si burim aty ka rrjedhur.
Ne do ikim dhe do shkojme
Dashurite nuk do te vdesin
Bashke me to dhe ne do rrojme
Dashurite , gjalle do te mbesin.
… Adem Nuhaj …