November 21, 2024

Ti të ndez, sic ndizet stralli – Më shikonë me bishtë të syrit. Me atë syrin e shkruarë. Gjysmë flokut, hedhur gjirit. Që ka dale pak i zbuluare.

Ti te ndez , sic ndizet stralli …..

Më shikonë me bishte të syrit
Me ate syrin e shkruare
Gjysme flokut , hedhur gjirit
Qe ka dale pak i zbuluare.

Bredh e loz neper livadhe
Permbi barin e vesuare
Floke verdha , si kunadhe
Me bere per tu menduare.

Dhe flladi qe fryne nga mali
Trupin tend e perkedhel
Ferr , ferr ferr ta bene fustani
Mendjen time po e mere.

Nga me mbive moje lanete
Si lulja , qe mbine ne mal
Me sy , me more me vete
Dhe nga syri yt me s’dal.

Me rrembeu si dallge deti
Ai syri yt i shkruare
Zemra ime aty mbeti
Nga zjarri i perveluare.

Vajze po me digjet buza
Ti te mua ndeze zjarr
Me mer pake uje te gurra
Dhe me lag buzen e thare.

Mere dhe bjema te tenda
Me doren tende te njome
Nje pike loti , hidhe brenda
Se loti yt , me sherone.

Shkone dhe vjene ne ato lugje
Si nje flutur , permbi flete
Faqet e tua te kuqe
Si perendimi permbi det.

Te dua mike , te dua
Syte e tu me japin drite
Ashtu si ujet ne krua
Qe burone nate edhe dite.

Ashtu burone dashuria
Per ty lule ne lendine
Si rrufe kure vjene stuhia
Me ndez flake , si vetetime.

Ti te ndez , sic ndizet stralli
Me ate syrin me cika
Me floket , si fije ari
Me lotet , kure biene dy pika.

… Adem Nuhaj …

Shpërndaje në facebook: