November 21, 2024

Nuk durova dhe u ktheva… – Moje lule , Prillit vesuare. Largesine tende e ndjeva. Atje larg, ku kisha shkuare.

Nuk durova dhe u ktheva …..

Nuk durova dhe u ktheva
Moje lule , Prillit vesuare
Largesine tende e ndjeva
Atje larg , ku kisha shkuare.

Kure te pashe , mu hapen syte
O djal , o bilbile mali
Sa e prisja kete dite
Zemra po cahej nga malli.

E kujtoja dite dhe nate
Ate syrin tend te shkruare
Ai sy me kthehu prape
Mos ta lija te lotuare.

Dhe une , nata kur me vinte
Doja gjum , por s’flija dot
Gjumi syrin nuk e zinte
Se syri pikonte lot.

Rruges ktheva ne nje krua
Ku kemba jote kish shkelur
Aty pashe lotet e tua
Qe per mua kishe derdhur.

Malli po me pervelonte
Ai malli dashurise
Si vullkan zemra velonte
Ndaj te thoshja , qe te vishe.

Fjalet qe ti mi dergove
Me bilbilat neper male
Dashurine me shume ma shtove
Moje qafe….gjata sorkadhe.

Qeshi buza , qeshi zemra
Shpirti u mbushe me gezim
Kur ne te dy edhe Hena
Loznim naten ne lendine.

Si mjalti qe del nga bleta
Si bilbil , brenda nje kenge
Keshtu po me dukej jeta
Bashke me ty ne keto vende.

Te dy gjetem dashurine
Ne keto vende te serta
Mbi lule neper lendine
Ndaj si lule dukej jeta.

… Adem Nuhaj …

Shpërndaje në facebook: