December 3, 2024

Ti dole pa pritur… – Dielli me te ikur. Ylli me te dale. Ti dole pa pritur. Si Hena mbi mal.

Ti dole pa pritur …..

Dielli me te ikur
Ylli me te dale
Ti dole pa pritur
Si Hena mbi mal.

Ndrinte floku yte
Si ngjyre e ylberit
Faqet vrisnin syte
Si perendimi Diellit.

Si deti i thelle
Ngjyre e syrit tend
Moje lulja me ere
E mbire ne shkemb.

Trupin si selvia
Me belin e holle
Gojen si kutia
Gushen si debore.

Me ndricove malin
Dhe rrugen ne pyll
Me gezove xhanin
Kure dole si yll.

Me ikje gjithe naze
Mbi ato lendina
Gjiri si djath nape
Mbushur me temina.

Ikje si sorkadhe
Ne rrugen e ngushte
Ku shkel ti , ndez zjarre
Si vapa ne Gusht.

Kengen qe kendoje
Gjalleri e jetes
Fjalet qe ti thoje
Si mjalti i bletes.

Mu trondite zemra
Qeshi syri I’m
Kure na bashkoje kenga
Te dy mbi burim.

Nuri bukurise
Ne enderr me humbi
Zjarri dashurise
Si termet me tundi.

… Adem Nuhaj …

Shpërndaje në facebook: