November 21, 2024

O rrapi, me degë shumë – Pranë rrapit te Gjanica. U ula për tu shmalluarë. Aty është ngulur tradita. Si ky rrapi shekullor.

O rrapi , me dege shume …..

Prane rrapit te Gjanica
U ula per tu shmalluare
Aty eshte ngulur tradita
Si ky rrapi shekullor.

Aty kame shume kujtime
Te ky rrapi , mbire buze lumit
Aty shkova femine time
Here beja dhe syn e gjumit.

Aty ishte , tend e dhenve
Qe vinin kure zinte vapa
K ‘tu eshte gjurme e asaje nene
Me kujtohen , ato capa.

Dhe shtrunga , atje ne hije
Shkonte tufa me kembore
Nje nga nje shkonin tespie
Vedrate me shkume si debore.

Afer rrapit ish burimi
Qe binte uje nga mali
Ai uje ishte sherimi
Dilte si pika kristali.

O rrapi , me dege shume
Sa vite , qe ke mbi supe
Per ty aq mall kam dhe une
Ndaj s’me bene kemba tutje.

K’tu rrinin pleqte e moshuare
Me cibuk pinin duhanin
Benin muhabetin shtruare
Thoshin fjalen dhe e mbanin.

Te rrapi duke qendruare
E shikoje fshatin perball
Vendi bukur i bekuar
Syri im e nxori mall.

Tani lem qe te largohem
O rrapi qe nxora mall
Me ty prape une do takohem
Se malli do mbetet gjall.

… Adem Nuhaj ..

Shpërndaje në facebook: