November 21, 2024

Sa e ëmbël, ajo natë – A mbanë mend mojë lule mali. Atë ditë të nxehtë Gushti. Kurë ti më erdhe te stani. Unë të dhashë ajkë qumështi.

Sa e embel , ajo nate …….

A mbane mend moje lule mali
Ate dite te nxehte Gushti
Kure ti me erdhe te stani
Une te dhashe ajke qumeshti.

U ule mbi shark dhe gune
Si flutur mbi trendeline
Buke e djath te shtrova une
Dhe mish qengji te kerthinje.

Ndriti stani , qeshi tenda
Dhe syri ime shkelqeu
Kure erdhe , te shkeli kemba
Si nje lule , mbire nga dheu.

Syri yt , me rreze drite
Me verboje dhe hutoje mua
Kur ne syrin tim e ngjite
Nje ndjenje e zjarrte u zgjua.

Rreth e rrotull neper dege
Bilbilat kengen kendonin
Bashke me thellezen ne breg
Shpirt dhe zemer na sheronin.

Iku dita pa u ndjere
Dhe nata po na mbulonte
Doli Hena si perhere
Vec ajo po na shikonte.

Dhe pse nata po kalonte
Gjumi neve s’po na zinte
Syri im , tendin shikonte
Zjarri dashurise , s’na linte.

Sa e embel , ajo nate
Ajo nate e nxehte , e Gushtit
Mu duk sikur rashe ne mjalt
Perzjere me ajken e qumeshtit.

… Adem Nuhaj …

Shpërndaje në facebook: