November 21, 2024

Te lisi, permbi burim – Nje dite po rrija ne hije. Te lisi, permbi burim. Te pashe drejt meje po vije. Vapa te kish ndezur gjin.

Te lisi , permbi burim …..

Nje dite po rrija ne hije
Te lisi , permbi burim
Te pashe drejt meje po vije
Vapa te kish ndezur gjin.

Balli te ishte djersitur
Dhe faqet skuqur si molla
Lule moje sa qenke rritur
Versnike , hardhin qe mbolla.

Te shikoja kure po vije
Te lisi ku une po rri
Shkoje ne rrugen e dhive
Rreze Dielli , ata sy.

Kure te pashe trupin lastar
Me ate gjoksin e hedhur
Ne trup me hyri nje zjarr
Dhe ne zemer , nje e dredhur.

Floket e hedhur mbi supe
Mbi gjoks , si lule ballkoni
Ata gjinje , si shege e kuqe
Midis tyre , formuar honi.

Nga rruge e malit u lodhe
Fustanin ta lagu djersa
Ne prehrin time , u shplodhe
Si nje lule , lare nga vesa.

Syri shihnte , buza s’fliste
E kishe mundur dashuria
Ndoshta nje te puthur priste
Nga ato buzet e mia.

O djal , pse punen e zgjate
Pse po vuane dhe torturohesh
Kjo buza ime e thate
Po te pret , qe te freskohesh.

…. Adem Nuhaj …

Shpërndaje në facebook: