November 21, 2024

Ky qe fati ynë – Si dy zogjë u rritëm. S’mendonim të ikur. Zemrat u tronditën. Kur u ndam pa pritur.

Ky qe fati yne ….

Si dy zogje u rritem
S’mendonim te ikur
Zemrat u tronditen
Kure u ndam pa pritur

Sa shume qe te desha
Sa shume qe me deshe
Ti ne gjoksin tim
Qaje edhe qeshje.

Sikur zemra jote
Te ishte te mua
At ‘here do besoje
Se sa shume te dua.

Te dy e dham besen
Vdekja te na ndante
Syri im dhe yti
Kurre te mos qante.

Por nuk qe e thene
Dhe nuk qe e shkruare
Qe besa e dhene
Te ish perjetuare.

Ky qe fati yne
Te dy s’patem faj
Ne jete pac te mira
Meri s’do te mbaj.

Dhe puthjet e embla
Kurre s’do ti harroje
Do ti mare zemra
Ne varr , kur te shkoje.

Nga te gjitha lulet
Arom kishe mare
Ndaj rrije gjithe nure
Dimer dhe behar.

… Adem Nuhaj …
.

Shpërndaje në facebook: