Mojë e bukur, Mallakastër – Për ty zjarrin kam në gji. Të vijë të ty kurë ke dasëm. Të këndojë, të ngre dolli.
Moje e bukur , Mallakaster
Moje e bukur , Mallakaster
Per ty zjarrin kam ne gji
Te vije te ty kure ke dasem
Te kendoje , te ngre dolli.
Me ata burra zakoni
Me shpirt dhe zemer te madhe
Tju them sa malet te rroni
Bashke me ta , te mare nje valle.
Te mare goten e rakise
Ashtu si e ka tradita
Te gjeje radhen e dollise
Dhe me fund , ta hedh te gryka.
Te degjoje kenget e vendit
Ne valle , burrat si lisa
Si rrenjet ngulur maje shkembit
Rrenjosur te ty tradita.
Ciftet kure dalin .ne valle
Me vello , me kostum dhendrri
Nje luan dhe nje sorkadhe
Si dy lule , mbire te shkembi.
Te rri ulur te shilteja
Si dikur , permbi rrogoz
Prane oxhakut te qosheja
Me urat e zjarrit te loz.
Moje e bukur , Mallakaster
Unaze lare me uje floriri
Na mbane te ngrohte ne vater
Si nena , kure fle i biri.
…… Refreni …..
Si bilbil mbi gjedhe
Zeri yt kendone
Ti si ne shtate dete
Neper kenge notone.
… Adem Nuhaj …