November 21, 2024

Të shikojë, në ato brinja – Nën fustanin tënd të hollë. Qëndronë trupi ytë i derdhur. Buzët ti kanë bërë me dorë. Trëndafil i kuq ka çelur.

Te shikoje , ne ato brinja ……

Nen fustanin tend te holle
Qendrone trupi yte i derdhur
Buzet ti kane bere me dore
Trendafil i kuq ka celur.

Fustani yte me lule
Tutje tu , ta tund veriu
Vajze e bukur moje bardhule
Gjunjet s’po me mbajne i ziu.

Ai fustani me pale
Ishte nuri , ish lezeti
Mbi trupin tend vale – vale
Si valet formuare nga deti.

Te shikoje ne ato brinja
Kur kendone dhe me mbledh shkarpa
Floke verdhe si trendelina
Balli djersitur nga vapa.

Pike e djerses , zbret mbi faqe
Rreshket dhe pikone mbi toke
Aty celin manushaqe
Arome e tyre me ngope.

Gershetat si kallinje gruri
Neper dege te jane pleksur
Me zuri halli me zuri
Tu afrova per ti hequr.

E zgjata doren avash
Neper dege flokun te kapa
Mu muar mendja , perpak rash
Se nga ty , apo nga vapa.

Syri yt , kalonte diellin
Kure ti e ngule mbi mua
Mu duk mos kapa ylberin
Kure pashe bukurite e tua.

Kure erdha te pashe aq prane
Mu duk ndryshje ajo brinja
Cep me cep dhe ane me ane
Sikur celen trendafila.

Brodhem , lozem neper sheshe
Permbi bar dhe trendeline
Qeshja une edhe ti qeshje
Kure syri , shikonte syne.

… Adem Nuhaj …

Shpërndaje në facebook: