November 21, 2024

Shtegetoje bilbili – S’po e kendone kengen. Me mall deshperimi. E ka lene thellezen.

Shtegetoje bilbili …..

Shtegetoje bilbili
S’po e kendone kengen
….. Me mall deshperimi
E ka lene thellezen.

Shtegetoje larg
Nuke e di se ku
….. Thellezen me plage
E ka lene ketu.

Diku i vetmuar
Kengen e kendone
….. Thelleze e malluar
Lotin e pikone.

Bilbil u largove
Pse e more udhen
….. S’di se ne c’fare kroje
Tani po lag buzen.

Me mall ti i thoje
Te guri te tenda
….. Se ne keto troje
Na shkone te dy kenga.

Vetem lart ne gerxhe
Ka mbetur thelleza
….. Se pa kengen tende
Mua s’me shkone kenga.

S’di se ku ke fjetur
S’di ku te kan lene
….. Se ku je mbeshtetur
A ke per te ngrene.

Zeri yt i embel
Vall a po kendone
….. Une te shoh ne enderr
Ti a me shikine.

……….. Refreni ……..
Moje thelleze qe te lashe vetem
Me prite , jam nisur po vije.
… Mendo per mua te shkreten
Netet pa gjum po gedhije.

… Adem Nuhaj …

Shpërndaje në facebook: