C’me zune syte, c’me zune – Nje dite te bukur behari. Nje vajze, fustanin mbi gjunje. Mbi gjoks hedhur fije ari.
C’me zune syte , c’me zune …..
C’me zune syte , c’me zune
Nje dite te bukur behari
Nje vajze , fustanin mbi gjunje
Mbi gjoks hedhur fije ari.
Flokun e hedhur mbi gjinje
Si nje mjergull maj malit
Si ujevare permbi shkembinje
Ne mes tij , nishani ballit.
C’ke or sy , qe e shikone
Se do te mbushesh me derte
Se eshte zjarr , te pervelone
Eshte vullkan , te mere me vete.
Po te them , o syri shkruar
Po te lutem dhe nje here
Shikimin ku ti ke cuare
Largoje , se me s’te nxjere.
Largohu , o sy i thashe
Se eshte pune me zarar
Dhe do na maresh me qafe
Do hip gjaku ne damar.
U mundua syri gjor
Te largohej , mos ta shihnte
Brodhi maleve kurore
Prape se prape , atie vinte.
Po nuk ka dhe shume faj
Syri bukur , qe shkelqen
Se eshte si lulja ne Maj
Ndaj dhe syn , nuk e genjene.
Po c’te bente ai syri
Po c’te beja edhe une
Se asaje i dukej gjiri
Si qumshti mbushur me shkume.
Me ate veshjen e saje
Qe e kishte shume te holle
Dy cicat du’kshin me maje
Ngjanin si mal me debore.
… Adem Nuhaj …