Dola, dhe pashe nje thelleze – Me del gjumi ne mengjes. Dale ne koder dhe ze vend. Dhe shikoje qe shkel mbi vese. Nje thelleze, si zonje e rend.
Dola , dhe pashe nje thelleze …..
Me del gjumi ne mengjes
Dale ne koder dhe ze vend
Dhe shikoje qe shkel mbi vese
Nje thelleze , si zonje e rend.
Mbi bar dhe mbi trendeline
Shkonte me gjurma te lehta
Ku shkelte , shume lule mbine
Dhe pse vendet jane te serta.
Moje thelleze , rritur ne male
Ku dhe pllumbat bejne folene
Ti je si nje zonje e madhe
Me te bukur , se ty s’gjene.
Te shikoja plote me endje
Kure me shkoje permbi bar
Degjoja dhe kengen tende
Qe dimrin e kthen behar.
Krahet e tu si shigjeta
Kure fluturone permbi shkemb
Te gjithe bukurine e gjeta
Kure shikoja syrin tend.
Mbi barin vesuar nga nata
Hidhje valle dhe kendoje
Si vetetim ne shterngata
Syri yte , kure me veshtroje.
Dhe dielli , rrezet e tija
Kure i hodhi permbi lum
Tha nuk dilja , po ta dija
Ti je me e mire se une.
Deti nga larg te shikoje
Kure ti lozje mbi shkembinje
Dallget e tija ndaloje
Dhe valet , ne vend i ngrine.
Edhe mua me hutove
Moje thelleza , pende argjend
Kure syn nga une rrutullove
Une si lis , mbeta ne vend.
… Adem Nuhaj …