Ai syri yte – Si deti i thelle. A do te me mbyte. A do te me nxjere.
Ai syri yte ……
Ata syte e bukur
Si deti me vale
Aty une jam futur
Por s’di , a do dale.
Ai syri yte
Si deti i thelle
A do te me mbyte
A do te me nxjere.
Rrugen ma ndricone
Si nata nga Hena
Dhe kure me shikone
Sikur me mere brenda.
Per syrin me cika
Qe rri nene vetull
Si bryma nga drita
Jame duke u tretur
Kure afrohem prane
Pika loti derdhen
Ma shtojne sevdane
Dhe me ta une dehem.
Rreshqasin mbi faqe
Dhe derdhen mbi gjinje
Era manushaqe
Ty ata te vijne.
Me shikone me mall
Syri nene vetull
Te ajo qepalle
Mendja me ka mbetur.
Me shikone dhe s’luane
Sikur do te flase
Zemra po me vuane
Them se do me plase.
Shikimet e embla
Me thone mos te prese
Do te futem brenda
Aty le te vdese.
Si zogu fajkua
Une aty do zhytem
Te lotet e tua
Aty do te mbytem.
Ata syte e shkruare
Lotin kure e derdhin
Mbi bar te vesuar
Lule mali celin.
… Adem Nuhaj …