November 21, 2024

Kushe te ka zemruar – Moje lulja mbi gur.Qe rri e menduar. Apo je semur.

Kushe te ka zemruar ……

Kushe te ka zemruar
Moje lulja mbi gur
Qe rri e menduar
Apo je semur.

Si ta them or djal
Si te ta deftoje
Semundjen qe kam
S’di si ta sheroje.

Pse lotet e tua
Derdhen qelibar
Si ujet ne krua
Si vesa mbi bar.

Syri qe derdh lotin
Jo nuk e derdh kot
Nuk e ndjej te ftohtin
Por nuk ta them dot.

O moje lule malit
Thuaje hallin tend
Se ti kur ke zjarrin
Dhe mua me dhemb.

C’fare te them e zeza
Ti nuk e shikone
Zjarri plot me ndjenja
Po me pervelone.

Te mare vesh , te mare
Ndaj s’po me ze gjumi
Zjarri del me zjarr
Si plumbi nga plumbi.

Ti kur e kuptove
Pse s’me bene derman
Po me pervelove
Do te djeg dynjane.

Kure te erdha prane
E mora me mend
Me zjarrin qe kam
Do shuaj zjarrin tend.

Tani e kuptova
Semundjen qe kisha
Ndaj te dashurova
Se me dot nuk prisja.

… Adem Nuhaj …

Shpërndaje në facebook: