November 21, 2024

Zëmra me zëmrën bashkohet – U bënë ditë, që nuk kam shkruar. Vargje në letër, të derdhur. Syrin e kam të lotuar. Dhimbja shpirtin ma ka tretur.

Zëmra me zëmrën bashkohet ….

U bënë ditë , që nuk kam shkruar
Vargje në letër , të derdhur
Syrin e kam të lotuar
Dhimbja shpirtin ma ka tretur.

Nga ai mëngjes Nëntori
Që na ngriti si furtunë
Shumë jetë , tē pafajshme mori
Ato jetë , qē donim shumë

Ai tërmeti mallkuar
Thell në shpirt , na hidhëroi
Nënë e bijë të përqafuar
Mëngjesi dot nuk i zgjoi.

Na i mori me sekonda
Nga prehëri nēnës i ngroht
Disa lule shumë të njoma
Ku kanë shkuar!?dhe djepja thot.

Shqipja shumë u hidhërua
Nga kjo tragjedi e rëndë
Zëmra më shumë u bashkua
Me c’do zëmër , që thot nënë.

Si mishi lidhur në kockë
Ashtu lidhet c’do shqiptar
Dhe dhimbjen e kthen në forcë
Fatkeqsisē , pēr t’i bërë ball.

Ndaj shqipe të jesh krenare
Sic jemi neve me ty
Kur na bjen të tilla halle
Vllau me vllaun , bëhet nji.

Kështu kemi historin
Nga këtu , e motë -mot
Uje s’e bëjmë vllazērin
Kjo e tregoi edhe sot.

Jemi popull shumë i vuajtur
Kemi hequr shumë halle
Traditën e kemi ruajtur
Në trojet tona amtare.

Të kujtojmë vec 12-tën
Kur ne shpallëm pavarsin
Këtu te nëna u gjetën
Kosova me Camërin.

Ndaj mer forcë , ky shpirti im
Dhe kur zëmra hidhërohet
Në c’do hall , në c’do gëzim
Zëmra me zëmrën bashkohet.

…… Adem Nuhaj ….

Shpërndaje në facebook: